Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se personat që u ankuan për kushte të mjerueshme në Qendrën për Trajnim Pepelishte – Krivollak, do të dërgohen në lokacion tjetër.

“Siç njoftuam dje, Qendra për Trajnim në Pepelishte është hapësirë e përkohshme ku duhet të kryhen kontrollet epidemiologjike sipas protokollit mjekësor”, shprehen nga Ministria e Mbrojtjes.

Ata shtojnë se sot në mëngjes kanë përfunduar kontrollet kurse personat do të barten në Zyrën e reonvouar në Demir Kapi.

Ministria e Mbrojtjes madje publikoi edhe fotografi se ku do të rrinë personat të cilët ndodhen në karantinë.