Numër i vogël i qytetarëve nga Gostivari kanë shprehur dëshirë për imunizim ndaj Kovid-19. Banorët e këtij qyteti përmes uebfaqes dhe mjekëve të familjes janë regjistruar shumë pak. Vetëm në kategorinë e parë mbi 70 vjeç janë paraqitur 1.500 afro 6.000 qytetarë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe iu drejtoi një porosi mjekëve amë që t’i raportojnë të gjithë personat që kanë përparsi për vaksinim.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Së pari, u bëj apel mjekëve amë nga Gostivari dhe rajoni që të raportojnë qytetarët mbi 70 vjeç me sëmundje kronike me përparësinë e parë për t’u regjistruar dhe futur të dhënat në sistemin, Termini im, pasi që ata do të jenë të parët menjëherë pas mjekët dhe infermierët nga Gostivari. Më duket se një përqindje e madhe praktikisht e të gjithë infermierëve që punojnë me pacientë kovid tashmë janë vaksinuar”.

Edhe përkundër se ishte lajmëruar se vaksinat do të arrijonë deri në fund të këtij muaji, kreu i Shëndetësisë përsëri u shpreh se në ditët në vijim saktësisht do të dihet se kur do të arrijnë vaksinat kinez dhe ruse kundër koronavirusit.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Nuk do të doja të spekuloja tani, dua të jem preciz kur e dimë saktësisht se kur do të arrijnë. Këtu periudha u zgjat pak. Unë me të vërtetë pres që të gjitha këto bisedime të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ka pyetje të reja nga kompanitë çdo ditë, kjo vlen për të gjitha kompanitë. Nga Fajzer për të cilën ne presim një draft-marrëveshje. Ne po flasim intensivisht me kompaninë ruse këto ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe natyrisht me atë kineze”.

Ai gjithashtu i bëri thirrje të gjithë qytetarëve nga Gostivari ashtu edhe nga rajoni, që ti shfrytëzojnë të drejtat e tyre për prioritet për vaksinim. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë mbi 100.000 persona janë infektuar me koronavirus, kurse më shumë se 3.000 persona kanë humbur jetën si rezultat i komplikimeve të Kovid-19. /SHENJA/