Gëzon fakti që çdo ditë kemi pacientë të rinj të shëruar. Sot, gjithsej 18, nga të cilat 13 në spital dhe pesë të cilët janë mjekuar në kushte shtëpiake. Me këtë numri i pacientëve të shëruar në vendin tonë është 139, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce.

Në 24 orët e kaluara, theksoi ai, kemi 36 raste të reja dhe për fat të keq tre viktima të reja.

“Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vendin tonë është 1117, apo 929 raste aktive. Në 24 orët e kaluara janë realizuar 437 teste dhe nga fillimi i epidemisë janë bërë gjithsej 10.859 testime. Me këtë numër, ne jemi në vendin e dytë në rajon sipas numrit të testeve të kryera të milionë banorëve”, tha Filipce.

Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të vihen në funksion edhe dy laboratorë në ASHAM dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Filipçe ka informuar se ka pasur bisedë me ambasadorin francez, Kristijan Timonie për mbështetje në vlerë prej pesë mijë euro në Klinikën Gjinekologjike-Akusherike përmes projektit “Houp Projekt” – si maska, veshje mbrojtëse dhe këpucë.

Ai gjithashtu tha se ka pasur bisedë- audio me ambasadoren amerikane Kejt Mari Bërnz si dhe takim të organizuar nga OBSH. Informoi se janë shkëmbyer mendime dhe pikëpamje për atë se si janë vendosur sistemet shëndetësore dhe cilat janë planet për më tej.

“I përbashkët është konkludimi se kjo sëmundje edhe pas pikut të pacientëve do të vazhdojë të ekzistojë dhe nuk do të mund tërësisht ta eliminojmë dhe me siguri do të duhet të ketë pjesë të veçanta të sistemit shëndetësor dedikuar pacientëve të cilët do të jenë pozitivë në Kovid 19 dhe pacientët që nuk do të jenë, ndërsa janë me qëllim të planifikohen kapacitetet. Veçanërisht duke parë në perspektivë në periudhën e vjeshtës ose në dimër, kur të gjitha vendet do të përballen, përveç numrit të pacientëve të infektuar me virusin Kovid edhe të pacientëve me grip sezonal. Do të duhet të bëhet analizë serioze dhe vendosje e sistemit shëndetësor”, tha Filipce.

Ai tha se këtë vit vendosi të kalojë Pashkët vetëm i izoluar nga familja e tij, në mënyrë që të mbrojë të afërmit e tij.

“Secili prej nesh bart përgjegjësi të madhe dhe të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Është një investim për gjënë më të rëndësishme, shëndetin. Kjo është mënyra e vetme që ne të gjithë si individ të japim kontribut në luftën kundër një virusi që ndryshoi jetën e miliona njerëzve në gjithë botën, “tha Filipce.

Të jesh në shtëpi, tha Filipce, nënkupton të bëhet dallim dhe të shpëtohen jetë njerëzish dhe të ndihmohen punonjësit shëndetësor të cilët këtë festë do ta kalojnë në vendin e punës në luftë për çdo jetë.

Ai ka informuar se kanë përfunduar testet e punonjësve në spitalin e Kumanovës dhe ka shtuar se është biseduar edhe me drejtoreshën e spitalit të Kumanovës dhe është rënë dakord që shtatë personat e hospitalizuar të transferohen në Klinikat në Shkup.