Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se vala e vjeshtës është këtu dhe duhet të mbrohemi. Ai tha se kanë propozuar masa të reja.

“Ndalim të tubimeve më të mëdha familjare, ahengjeve dhe festave në ambiente familjare, gjegjësisht ndalohet grupimi, pronarët e shtëpive ju lejohet të pranojnë më së shumti katër persona, analizat tregojnë se përqindja më serioze janë nga ngjarje të tilla, për këtë dëshirojmë këtë ta parandalojmë. Ndalohet grupim në ambient të hapur pas orës 22.00 nga më shumë se katër persona.

Do të bëhet e detyrueshme bartja e maskës, shallit çdokundë në të hapur ose në ambient të mbyllur në vend pune në transportin publik dhe urban, dallim bëhet vetëm gjatë sportimit në ambient të hapur ose mbyllur duke respektuar protokollet. Gjatë trasnportit nëse të gjithë personat jetojnë janë të njëjtës familje nuk duhet bartur, gjatë qëndrimit në objekt hotilerik. Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare bëjnë përjashtim”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Këto rekomandime do të dorëzohen tek Qeveria për miratim.

“Gjendja me virusin është serioze, Evropa dhe bota po mbyllen ngadalë me masa restriktive të cilat askush nuk mund t’i shmang”, tha Filipçe, duke shtuar se sistemi shëndetësor është i gatshëm të përballet edhe me këtë valë.

Megjithatë ai tha se nevojitet ndihmë e qytetarëve që të mos mbingarkohen spitale. /SHENJA/