Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë online konfirmoi se sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 36 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Ministri informoi se sot ka ndërruar jetë një pacientë 80-vjeçar nga Shkupi i cili ishte i infektuar me coronavirus.

“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me coronavirus, prej të cilëve 11 janë në Shkup, 2 në Kumanovë, 3 në Tetovë, 6 në Strugë, 1 në Manastir, 1 në Vinicë dhe 1 në Negotinë”, deklaroi Filipçe.

Filipçe tha se në spitalin “8 Shtatori” gjashtë pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë në respiratorë.

Ai gjithashtu informoi se sot kanë arritur në vend 12 respiratorë si ndihmë nga Bashkimi Evropian.