Transporti publik prej nesër nuk do të funksionojë, e shtunë (25 prill) nga ora 15:00 deri në ora 05:00 të së hënës (27 prill). Ky regjim kohor është në përputhje me vendimin e Qeverisë për të ndaluar lëvizjen e qytetarëve në periudhën e përmendur, kumtoi NPQ Shkup.

Autobusët nga transporti publik, nesër (25 prill) do të qarkullojnë, nga ora 05:00 deri në orën 15:00, sipas orarit të së shtunës.

Oraret për nisjet e autobusëve mund të gjenden në faqen e internetit www.jsp.com.mk.

Biletaritë do të jenë të hapura nga ora 07:30 deri në orën 14:00 në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Draçevë, Maxhari, Butel, biletaritë në Tregun e gjelbër dhe atë në Autokomandë, tek drejtoria e NQP Shkup. Në të njëjtën periudhë, do të funksionojnë edhe qendrat e personalizimit në Karposh 2, në Bit Pazar dhe qendra e Qendrës Transportuese, njofton nga NQP Shkup.