Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë pajisje mbrojtëse nëse dyshojnë se janë të sëmurë, gjatë kohës që dalin jashtë.

Ai kërkon që të mbrohen të gjitha ata që shkojnë në punë për të siguruar nevojat themelore të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“T’i mbrojmë të gjitha ata që shkojnë në punë për t’i siguruar nevojat themelore të qytetarëve. Të punësuarit në dyqane, farmaci dhe banka dhe të gjithë të tjerët që janë gjithashtu të ekspozuar në rrezik në këtë periudhë. Mbani pajisje mbrojtëse nëse dyshoni se jeni të sëmurë, detyrimisht mbani distancë. Të jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Nga ne varet”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

Ai i falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar në luftën ndaj coronavirusit.