Ministri i Shëndetësisë sot përmes një konference për shtyp konfirmoi dy raste të reja me coronavirsu.

“Kemi dy raste të konfirmuar me coronavirus. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra të moshës 68 dhe 62. Të dy personat po vinin me autobus nga Bresha e Italisë. Gjatë rrugës ato janë ndalur në Kumanovë, Shkup dhe Dibër”, tha Filipçe.

Ato janë paraqitur tek mjeku amë menjëherë pas shfaqjes së simptomave.

Janë marrë simptomat dhe sot u janë bërë testet. Ata thanë se kanë pasur kontakt vetëm me vëllaun e gruas gjatë qëndrimit në shtëpi.

Filipçe tha se po bëhet identifikimi dhe kontaktimi i personave të tjerë që kanë qenë në autobus për të cilën dyshohet se kanë pasur kontakt të infektuarit. Në autobus kanë qenë 40 persona.