Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se nevojitet që të bëhet revizion i plotë i listës pozitive të ilaçeve për çka duhet të pritet që të miratohet ligji i ri, i cili është në procedurë kuvendore. Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Filipçe tha se gjithashtu punohet në uljen e çmimeve të qindra ilaçeve, që ishin rritur duke sqaruar se për çka bëhet kjo.

Sipas ministrit, ilaçet më të lira duhet të largohen nga lista pozitive, ndërsa me mjete shtesë të sigurohet terapi e re dhe inovative për pacientët. Pajtohet se ka shumë mungesa në sistemin për furnizim me ilaçe, ndërsa kjo do të ndryshohej me rritjen e mjeteve për këtë qëllim dhe me sjelljen e sistemit të ri për ndjekjen e ilaçeve nga hyrja në vend gjegjësisht barnatoret deri në dhënien e tyre.

Filipçe informoi se kanë filluar shumë studime fizibiliteti për partneritet publiko-privat dhe se një procedurë është në vijim.

“Ai është modeli i sterilizimit me atë që në të gjitha institucionet kirurgjike në vendin tonë dëshirojmë të sigurojmë instrumente të reja, mënyrë bashkëkohore të sterilizimit të veshmbathjeve, trajtim adekuat i mbeturinave mjekësore dhe pastrim adekuat i sallave të operacionit. Ai investim, sipas vlerësimit të studimit të fizibilitetit, do të duhej të ishte rreth 15 milionë euro, rreth 30 për qind në pjesën e parë dhe pjesa tjetër në vitin e dytë. Për gjithë këtë që e përmenda obligim do të ishte i partnerit privat, ndërsa shteti do të ketë obligim që t’i kontrollojë se si i kryejnë dhe ta ndërmarr pagesën”, tha Filipçe.

Ka filluar studim i fizibilitetit për partneritet privato-publik në sferën e fekondimit in vitro.

Në lidhje me studimin e fizibilitetit për ndihmën e shpejtë, Filipçe vlerëson se nevojitet debat i gjerë, sepse ka modele të ndryshme.

Filipçe tha se edhe kuadri në institucionet shëndetësore mund të jetë pjesë e modelit të partneritetit publiko-privat.

“Veçanërisht që në kriteret tona dhe atë që e kërkojmë nga investitori potencial, mund të jetë kriter edhe kuadri dhe tipi i specializimit, infermiereve, mjekëve dhe ta zgjidhim problemin e largimit të kuadrove,veçanërisht siç është ndihma e shpejtë”, tha Filipçe.