Kaluam një vit jashtëzakonisht të rëndë. Secili nga ne mbart sakrificën dhe barrën e vet. Familjet të cilat i humbën të afërmit e tyre, ato të cilët e fituan betejën me virusin, punonjësit shëndetësor të cilët u nënshtruan nën presion dhe vazhduan pa u lodhur të luftojnë për çdo jetë njeriu, qytetarët dhe kompanitë. Këtë vit, sado që të duam, nuk mund ta harojmë. Dhe nuk duhet. U përballëm me diçka që tërësisht na e ndryshoi jetën dhe na drejtoi para sfidës të mësojmë se mund të jetojmë më ndryshe, të duam më ndryshe, të kujdesemi më shumë, të solidarizohemi dhe të bashkuar më shumë se kurrë, në një qëllim të vetëm – fitore të virusit.

Këtë e thekson ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në video-fjalim. Megjithatë, potencon ministri, të mos harojmë, ky vit kishte edhe gjëra të bukura.

“E kemi bërë transplantimin e parë të zemrës në historinë e vendit tonë, në botë erdhën afër 20000 foshnje të reja. Mundësuam kujdes mjekësor dhe terapi për të gjithë pacientët, barna të reja për pacientët me sëmundje të rralla, rindërtuam reparte dhe institucione. E filluam procesin për efikasitet energjetik të objekteve shëndetësore, vendosëm spitale montuese dhe shumë të tjera. Por Kovid-19 ishte dhe mbetet sfida jonë më e madhe. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Hapëruam shpejtë , sepse kohë të pritjes nuk kishte. Dia vendime duhej të meren tani dhe menjëherë. Megjithatë, asnjë sistem shëndetësor asnjëherë nuk është përballur, as nuk ka qenë i gatshëm të përballet me pandeminë e përmasave të tilla. Por, nëse në diçka jam i sigurt, ajo është se të gjitha vendimet në luftën me virusin i sollëm të udhëhequr nga mbrojta e shëndetit të qytetarëve, si prioritet i lartë”, thekson Filipçe.

Hyjmë në Vitin e Ri më të fuqishëm dhe më të mençur, me besim se ky vit 2021 do të jetë shumë më i mirë se viti paraprak, potencon Filipçe dhe shton se me vaksinën e cila jep shpresë për gjithë njerëzimin, çdo ditë jemi një hap më afër t’i japim fund pandemisë.

“Vaksina është arma më e fuqishme në luftën me virusin dhe ajo me siguri do ta ndryshojë pasqyrën. Por, ende është herët ta lëshojmë rojen. Edhe më tutje duhet të mbesim të kujdesshëm dhe të vazhdojmë t’i respektojmë masat. Me siguri do të kalojë edhe një kohë derisa t’u kthehemi jetëve ashtu siç ishin para Kovid-19. Në vitin e ri na presin sfida të reja. Edhe pse disa nga projektet të cilat i planifikojmë u ndalën për shkak të pandemisë, dolën shumë të tjera të cilat në plan afatgjatë do të tregohen si investim i rëndësishëm në shëndetin tonë publik. Reformat në shëndetësi duhet të vazhdojnë. Por duhet të qëndrojmë të vetëdijshëm dhe përgjegjës për ta hapur rrugën e projekteve të reja. Edhe unë sinqerisht besoj se të gjithë së bashku do të bëjmë përpjekje për atë”, thekson Filipçe.

Nëse diçka na mësoi ky viti 2020, potencon ministri, ajo është shëndeti, familja dhe më të afërmit janë prioritetet më të larta jetësore.

“Për atë këtë vit të festojmë më ndryshe. Të qëndrojmë në shtëpi dhe t’i lëmë festimet e mëdha për ndonjë herë tjetër, kohë më të sigurta. Ashtu, secili nga ne do ta japë kontributin e tij në luftën, secili vit i ardhshëm do të jetë më i bukur se ky. Në Vitin e Ri 2021, dëshiroj shëndet dhe rehati për të gjithë, momente shumë më të lumtura dhe sukses në të gjitha fushat. Mbrohuni, ju dëshiroj festa të bukura dhe festoni me përgjegjësi”!, shton ministri Filipçe.