Besimtarët myslimanë herët në mëngjes e filluan agjërimin për muajin e Ramazanit, që zgjatë 30 ditë dhe përfundon më 23 maj. Në atë periudhë besimtarët nga agimi deri në perëndim të diellit përmbahen nga konsumimi i ushqimit dhe lëngjeve.

Sipas religjionit islamik, agjërimi, i cili është një prej shtyllave të Islamit është i obligueshëm për të gjithë besimtarët për pastrim të tyre fizikë dhe shpirtërorë. Besimtarët duhet të përmbahen nga fjalët dhe veprat e këqija me qëllim të pastrimit të përgjithshëm njerëzor. Agjërimi është obligim fetar për çdo të rritur, besimtar mysliman me shëndet të mirë, por nuk është i obliguar për personat e sëmurë, gratë shtatzëna dhe punëtorët të cilët kryejnë punë të rëndë fizike.

Pas agjërimit, më 24 maj është festa e Fitër Bajramit, e cila festohet tre ditë. Atëherë tërë familja mblidhet për të festuar, ndërsa vizitohen të afërmit dhe miqtë. Ramazani është muaji i nëntë në Kalendarin islamik.

Dita e parë e Fitër Bajramit është festë shtetërore.