Mbi tre mijë banorë nga vendbanimi Bërvenicë për gjashtë muaj do të kenë rrjet të kanalizimit. Ndërtimi i kanalizimit filloi sot, ndërsa do të ndërtohet edhe kolektor për paratrajtim të ujërave të zeza.

Investimi është 21,5 milionë denarë, të siguruara nga Banka investuese evropiane.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thonë se me ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimit do të sigurohen edhe kushte më cilësore dhe më ekologjike për jetesë në komunën Bërvenicë.

Rrjeti i kanalizimit ishte një nga kërkesat më kryesore të banorëve të vendbanimit Bërvenicë deri te pushteti qendror, pasi deri tani ujërat e zeza janë trajtuar në zgafella septike, njoftojnë nga Ministria dikasteriale.