Filloi votimi për zgjedhje të fituesit nacional publik në Biznes çmimet evropiane 2016/2017 për Maqedoninë, si dhe për 33 shtete të tjera pjesëmarrëse në këtë zgjedhje.

TI kompania Bransis, si një ndër kompanitë të cilat u zgjedhën nga komisioni pranë Biznes çmimeve evropiane për fitues nacional, vazhdoi në garën për zgjedhje të fituesit nacional të Maqedonisë, të zgjedhur nga votuesit. Bransis, e mbështetur nga Smartportal, i cili kujdeset për xhirimin e videos, bën thirrje për mbështetje për votim nga publiku në shtatë javët në vijim.

Branko Trajkovski, themelues i Bransis deklaroi se për ta paraqet nder që janë nominuar për fitues nacional të Biznes çmimeve evropiane për Maqedoni.

“Videoja jonë është e hapur për votim për zgjehdje të fituesit nacional për Maqedoni, i zgjedhur nga votuesit, deri më 1 mars. Çdoherë vota Juaj domethënë shumë për ne, na bën krenarë që jemi pjesë e rrëfimeve të suksesshme nga Maqedonia, me mirënjohje në nivel evropian, të mbështetur nga opinioni”, tha Trajkovski.

Votimi për Bransis është në linkun: http://www.businessawardseurope.com/vote/detail-new/the-rsm-international-entrepreneur-of-the-year-award/19078

Në votimin publik marrin pjesë mbi 350 fitues nacional të zgjedhur nga komisioni, duke garuar ndërmjet veti nga gjithsejt 34 shtete të Evropës. Pas votimit shtatë javësh, kompanitë me më shumë vota nga secili shtet do të shpallen për Fitues nacional publik (National Public Champion) më 6 mars 2017. Pas zgjedhjes së këtyre 34 fituesve, do të fillojë rrethi i dytë i votimit, prej 6 marsit deri më 27 prill, për zgjedhje të Fituesit publik evropian (Europian Public Champion).

Vitin e kaluar votimi publik në Biznes çmimet evropiane solli mbi 227.000 vota nga e mbarë bota. Çmimet janë themeluar për të mbështetur zhvillimin e një komuniteti më të suksesshëm dhe më të fuqishëm afarist në Evropë dhe më gjerë. Këtë vit morën pjesë mbi 33.000 biznese nga 34 shtete.