Drejtoresha ekzekutive e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur Maqedoni (FSHHM), Fani Karanfilova Panovska në intervistë për NovaTV ka theksuar se mesazhet e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të drejtuara kundër fondacionit janë gënjeshtra, manipulime dhe keqpërdorime të rënda të gjysmëvërteta dhe se Gruevski dëshmon obsesion serioz me teoritë e konsiparacionit.

 

Karanfilova Panovska informoi se edhe Soros e ka lexuar përkthimin e intervistës për ‘Republika’ i kryetarit të OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski.

‘George Soros e ka marrë përkthimin e plotë të intervistës e bërë nga ana jonë, përkthimin të një pjese të publikuar nga Sitell, përkthimin e intervistës së Gruevskit për ‘Dnevnik’ dhe gjithë kjo është dërguar në Fondacionin në New York ku tani pritet edhe reagimi’, ka thënë ndër të tjera Panovska. /Telegrafi/