Filloi zgjerimi dhe rikonstruimi i bulevardit “Boris Trajkovski” në pjesën nga udhëkryqi në Pintia deri te ura në Markova Reka para Draçevës. Në këtë pjesë me gjatësi të përgjithshme prej 2.325 metra është parashikuar të bëhet zëvendësimi i tërësishëm i asfaltit të vjetër me të ri, zgjerimi prej dy në katër korsi, ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë nga të dyja anët e bulevardit, si dhe shteg për çiklistë nga njëra anë. Ndërsa udhëkryqi para urës në Draçevë duhet të zëvendësohet me rrethrrotullim me diametër prej 20 metra.

“Ky bulevard është njëra nga arteriet në qytetin tonë, drejt të cilit gravitojnë pesëdhjetë mijë banorë dhe për shkak të asaj konsideroj se me përpunimin e kësaj pjese dhe atë si do ta lehtësojmë dhe modernizojmë jetën në këtë pjesë të qytetit. Plotësisht, në bulevardin “Boris Trajkovski” në pjesën që tani e punojmë, do të vendoset rrjet i ri i kanalizimit – atmosferik dhe fekal. Ndërtimi planifikojmë të zgjasë dy vjet jo të plota, sepse këtu kemi edhe shpronësim dhe mënjanim të rrethojave”, deklaroi kryetari Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai shtoi se gjatë këtij sezoni ndërtimor do të ndërtohen dhe rikonstruohen 11 rrugë të qytetit, në disa komuna të Shkupit, dhe bëri thirrje në durim tek qytetarët.

Në fillim të punëve ndërtimore për zgjerim dhe rikonstruim të bulevardit “Boris Trajkovski” morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva.

Siç informon kryetari i qytetit punët ndërtimore do të kushtojnë 212 milion denarë pa TVSH mjete të cilat janë parashikuar në Buxhetin e Qytetit të Shkupit.