Sot ka nisur asfaltimi i rrugës Miletinë-Çellopek në komunën e Bërvenicës. Banorët e kësaj ane kanë falenderuar kryetarin Pajziti për rrugën dhe lidhshmërinë e këtyre dy fshatrave me asfaltë, përcjell TetovaSot.

Pajaziti tha se pas kësaj rruge do të punohet edhe në fshatin Tenovë “Edhe Tenova pas nënshkrimit të kontratës do të bëhet me rrugë të re” u shpreh Pajziti sot në vendin ku asfaltohet rruga.

Ndryshe Pajziti është kandidati i pavarur që ka mbështetje më të madhe nga banorët e komounës së Bërvenciës ku edhe në disa sondazhe të fundit është kandidati më i votuar.