Sikur edhe në vitet e kaluara, ashtu edhe tani, Koce Trajanosvki përsëri po pret ditët e vjeshtës dhe të dimrit totalisht i papërgatitur për menaxhim me ndotjen e cila është në masë kritike në këtë periudhë të vitit, tha nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencë për shtyp.

“Përkundër premtimeve të shumta, qeverisja e qytetit nuk bëri asgjë që të ulej niveli i PM grimcave të ajrit në Shkup dhe lejon që të gjithë ne të helmohemi nga ndotja e ajrit. Shkupit i duhet në strategji urgjente për ajër të pastër dhe kualitativ. Për atë, pas fitores në zgjedhjet lokale, si qeverisje e re e qytetit do të ndërmarrim një sërë masash kategorike dhe afatgjata për zvogëlimin e ndotjes”, tha Shilegov.

Në plan të parë, shtoi ai, do të jetë mbrorjtja dhe shtimi i parqeve, drunjtë dhe të gjitha hapësirat e gjelbërta të qytetit.

“Përqindja e gjelbërimit duhet në mënyrë drastike të rritet, sidomos në pjesën qëndrore të qytetit. Në teritorin e Qytetit të Shkupit dhe në komunat tjera do të krijohet në inspektorat kujdestar e cili do të punon 24 orë, 365 ditë në vit. Do të ketë edhe monitorim të përforcuar për të gjithë substancat ndotëse të ajrit, si dhe monitorim i pranisë së metaleve të rënda sikurse arseni, kadiumi dhe plumbi në ajër”, theksoi nënkryetari i LSDM-së.

Qeverisja e re lokale, sipas tij, do të investojë në burime të reja ekonomike dhe ekologjike të energjisë që të ulet përdorimi i drunjëve për djegie dhe naftës për ngrohje, ndërsa transporti publik do të zhvillohet me standarde të larta ekologjike.

Duhet t’i jepet fund këtij ndërtimi pa plan dhe kaosit ndërtimor që ishte tipari kryesor i qeverisjes së dorës së zgjatur të Nikolla Gruevskit, Koce Trajanovski. Shkupit shumë kohë më parë i është dashur qeverisje e re lokale që do ti zgjidhte problemet e qytetarëve me efikasitet, nder, përgjegjsi dhe transparencë. LSDM në këto njëqind ditë që e udhëheq Qeverinë ka treguar se fjala është fjalë dhe se punohet me përgjegjsi dhe në interes të qytetarëve. Pas fitores në zgjedhjet lokale atë do ta tregojnë të gjithë këshilltarët dhe kryekomunarët nga radhët e LSDM-së. Qasjen e përgjegjshme dhe transparente nga pushteti qëndror, do ta transferojmë edhe në nivel lokal”, tha në konferencë për shtyp nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov.