Fondi për fëmijë i KB-së (UNICEF) Maqedoni e prezantoi videon e dytë me kamerë të fshehtë ”Bëhu i drejtë! Për fëmijëri pa nevoja të veçanta” me porosinë ‘Shikoje aftësinë, e jo pengesën’, që vë theks ndaj pranimit të asaj se cilët janë fëmijët dhe çka mund të bëjnë, e jo ndaj pengesave nga dëmtimi i tyre”, përcjell Fol.

”Besojmë se kjo fushatë do të shndërrohet në reformë të përshpejtuar sistematike në mënyrë që të sigurohet që çdo fëmijë ta marrë mbështetjen e nevojshme dhe të shkojë në shkollë me moshatarët e vet, t’i marrë shërbimet e nevojshme shëndetësore dhe sociale dhe t’i vihet fund përjashtimit, izolimit dhe institucionalizimit të fëmijëve me nevoja të veçanta”, ka thënë përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks.

Kjo fushatë është pjesë e programit më të gjerë të mbështetur nga UNICEF-i për avancimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe është mbështetur nga projekti rajonal i financuar nga BE-ja dhe UNICEF-i ”Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social të fëmijëve me nevoja të veçanta në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi”. /Fol/