Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane sot u mbajt tribunë me sektorin e civil, në të cilën Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prezantoi rrumbullaksmin, duke i vënë theks të veçantë pjesëve të planit- pjesët gjashtë dhe nëntë, njofton Fol.

Pra fillimit të tribunës, Zëvendëskryeministri Osmani potencoi bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm me sektorin civil, edhe atë, si në implementimin e pjesës tre të Planit, ashtu edhe gjatë përgatitjes së pjesëve gjashtë dhe nëntë.

“ Suksesi në implementimin e pjesës tre nga Plani 3-6-9, në masë të konsiderueshme mbështet edhe në vigjilencën e sektorit civil, që paraqet një lloj mase për paralajmërim të hershëm për ngecjet eventuale në implementim” – theksoi Osmani, duke iu referuar drejt përfitimeve nga bashkëpunimi i deritanishëm me sektorin civil.

Ai numëroi edhe disa propozime cilësore kyçja e të cilave Planin reformues 3-6-9 paraqesin sugjerim pikërisht përfaqësuesit e sektorit civil.

“Me propozimin e sektorit civil, në Strategjinë për reforma, parashikohet sjellja e më shumë ndryshimeve ligjore, përfshirë edhe Ligjit për Prokuror publik, me të cilat do të rregullohet statusi dhe kompetencat e PPS-së, përforcimi i kapaciteteve të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, ndryshimet e Ligjit për procedurë penale e të ngjashme” – theksoi Osmani.

Ai gjithashtu theksoi edhe sugjerimet e pranuara të sektorit civil edhe në reforma të shërbimeve sekrete si dhe ne reformat e Administratës publike, të cilat së bashku me reformat në gjyqësor paraqesin fusha prioritare gjatë implementimit të Planit.
Zëvendëskryeministri përsëriti se Maqedonia ndodhet në periudhë historike për integrimet tona evropiane dhe euroatlantike, duke theksuar se rëndësi të veçantë gjatë gjashtë javëve të ardhshëm, apo periudha deri në fund të vitit, në të cilën Maqedonia me doemos të hapëroj përpara në implementimin e këtyre tre reformave kyçe : reforma në gjyqësor, reforma në shërbimet e sigurisë, si dhe reforma në administratë publike.

”Suksesi në implementimin e reformave gjatë këtyre gjashtë javëve do të definojë agjendën edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, çka, sërish, paraqet periudhë historike për arritjen e një hapi të rëndësishëm në mbylljen e çështjes së BE-s dhe NATO-s” deklaroi Osmani. /Fol/