Protestuesit kanë arritur para Parlamentit, ndërsa atyre u është bashkangjitur edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai tha se ka dalë për t’i dhënë mbështetje qytetarëve. Protestuesit janë ndaluar për momenti tek objekti i Kuvendit të Maqedonisë. “Pa drejtësi, s’do ketë paqe”, ky është një nga mesazhet e sontme të protestuesve kundër regjimit aktual. Ata po brohorasin: Nuk do lejojmë faljen e kriminelëve.