Dorëhiqet nga BDI, kryetari i Këshillit vendor në Bogovinë!

Kryetari i Këshillit Vendor të BDI-së në Bogovinë, Amir Zilbehari, ka dhënë sot dorëheqje nga gjitha pozicionet dhe aktivitetet pranë kësaj partie.
Arsyet sipas tij janë politike dhe personale dhe deri në këtë vendim ka ardhur si pasojë e mospërfilljes së krerëve të BDI-së ndaj tij dhe pozicionit të tij.
Zilbehari ka qënë i emëruar si Drejtor i Akademisë për Mësimdhënës nga Qeveria e Maqedonisë, por që prej emërimit e deri sot kjo Akademi nuk ka filluar me punë. Sipas drejtorit të emëruar, arsyeja se përse ky institucion akoma nuk ka filluar të funksionojë nuk dihet, sepse deri sot askush si ka dhënë atij përgjigje konkrete.
Ai shprehet i zhgënjyer nga Bashkimi Demokratik për Integrim për siç thotë ai, talljen dhe manipulimin me ndjenjat njerëzore dhe për degradimin profesional që ia kanë bërë atij krerët e partisë shqiptare në pushtet.
Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Amir Zilbearit.