Rreth 20.000 fillestarë, për herë të parë do të ulen në bankat shkollore nesër në Maqedoni. Me këtë rast të gjithë nëpunësit shtetëror u takon ditë e lirë nga puna, për të dërguar fëmijën në klasë të parë, pasi kjo e drejtë u garantohet me marrëveshjen kolektive. Nëse do të jenë të lirë nga puna dhe si do të lirohen, të punësuarit në sektorin privat, varet nga pronarët apo shefat e tyre.

Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi ua uroi nxënësve dhe mësuesve vitin shkollor, duke kërkuar prej tyre që të japin maksimumin.