Financial Times: Po vjen era sanksione për Maqedoninë

Ndërmjetësit e BE-së që janë përfshirë në zgjidhjen e krizës në vendin Ballkanit kanë paralajmëruar udhëheqësit maqedonas se rrezikojnë sanksione në qoftë se ata vazhdojnë të bllokojnë një qeveri të re dhe të ushqejnë konfliktin ndëretnik, shkruan Financial Times. Partia qeverisëse është akuzuar për nxitjen e tensioneve etnike dhe bllokimin dorëzimin paqësor të pushtetit. Eurodeputeti Ivo Vajgl, që ishte për vizitë në Maqedoni si pjesë e një delegacioni prej katër anëtarësh të BE-së, ka dënuar veprimet e zotit Ivanov duke thënë se nëse situata u përkeqësohet, diskutimet do të kalojnë në “instrumente të tjera, duke filluar nga ato financiare”. Gjithashtu një zyrtar i lartë i BE-së konfirmoi se perspektiva e sanksioneve është duke u konsideruar në Bruksel dhe në kryeqytetet e tjera të BE-së.