Kuvendi të mërkurën do të vendosë se sa para do t’i ndajë çdo grupi parlamentarë për të zhvilluar fushatën për referendumin që pritet të fillojë nga 10 shtatori. Trupi kordinues I udhëhequr nga kryeparlamentari Talat Xhaferi vetëm se debatoi mundësitë për çështjen e financimit të fushatës.

Shërbimet e kuvendit bëjnë me dije se grupet parlamentare nuk do të marrin para në dorë, por fushata do të realizohet me blerjen e hapësirës mediale në media të caktuara në përputhje me numrin e deputetëve të secilit grup parlamentar ‘për’, kundër’ apo bojkot të referendumit. Takimin bojkotoi kordinatori I grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Dragan Danev. Qeveria u përfaqësua me ministrin Damjan Mançevski.

Skadoi edhe afati I deklarimit të partive politike deri tek kryeparlmentari Xhaferi se çfarë fushate do të zhvillojnë. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ende nuk është prononcuar. Thonë se qëndrimin zyrtar do ta kumtojnë të mërkurën edhe pse më herët kanë kërkuar që mjetet buxhetore prej 1 milion e 300 mijë euro në vend se në fushatë të ridestinohen për projekte me interes të qytetarëve. Përjashtim nga partia e Mickovskit bën deputeti Antonio Milloshovski I cili ka njoftuar Xhaferin se do të bojkotojë referendumin dhe ka kërkuar financa.

Grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së PDSH-së dhe dy krahët e Besës janë deklaruar se do të zhvillojnë fushatë pro referendumit. Edhe Aleanca për Shqiptarët do ta mbështesë referendumin por do të kritikojë politikat qeveritare.