Manchester Unitedi kishte faturën më të lartë të pagave sezonin e kaluar në Premier League, ku paguan deri dyfishin e mesatares së klubeve të Premier Ligës.

“Djajtë e Kuq” paguan deri në 352 milionë për rrogat e lojtarëve dhe stafit gjatë sezonit 2018-2019.

Në sezonin 2017-2018 Manchester United pagoi rreth 296 milionë stërlina.

Fitimet e lojtarëve janë marramendëse me portierin De Gea që përfiton 375.000 stërlina apo Rashford që merr 200.000 stërlina.