Kryetarja e Asambles së Femrës dega Gostivar zonj. Afërdita Mislimi Hamza nëpërmjet rrejtit të saj social fejsbuk ju falenderohet të gjithë qytetarëve për mbështetjen e Taravarit.

Vijon postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gostivarit, kam nderin si kryetare e Asamblesë së Femrës së Aleancës për Shqipëtarët dega Gostivar të ju faleminderohem të gjithëve për votën e besuar.
Suksesi dhe fitorja e Arben Taravarit është sukses dhe fitore e qytetarëve të Gostivarit!
Fillimi i ri u jetësua me votën e Gostivarasve andaj falemnderoj qytetarët, bashkëpartiakët, mërgimtarët dhe koalicionet tona si dhe gjithë vëzhguesit për procesin zgjedhor të suksesshëm.
Besimin të cilin na e keni dhënë përmes votës së lirë, të dashur shumë të respektuar qytetarë të Gostivarit e konsiderojmë si mision të shenjtë andaj me tërë qenien do të mundohemi ta dërgojmë në vendin e duhur, duke e kryer detyrën tonë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe njëherësh duke u bërë zëri përfaqësues i interesave të qytetarëve të Gostivarit.
Pa e zgjatur, të respektuar votues, faleminderit përzemërsisht!

Zoti e bekoftë Gostivarin dhe qytetarët e saj të mrekullueshëm !