Piloti holandez i Red Bull, Maks Verstappen, vendosi ditën e diel rekordin e 10 fitoreve radhazi në Formula 1. Triumfi në garën e Monza ishte i vecantë për kampionin e botës, që vijon dominimin e tij. Gjithsesi, ky sukses nuk ishte i lehtë për të, sidomos në pjesën e parë të garës, ku dueloi fort me spanjollin Karlos Sainz

“Nuk e kisha besuar kurrë se do të arrija 10 fitore radhazi. Gjithsesi, suksesi i fundit në Monza ishte shumë i vështirë, djersitëm shumë. kishim një ritëm të mirë, menaxhuam mirë gomat, por Ferrari ishte shumë i shpejtë në vijën e drejtë. Ishte e vështirë t’i arrije e parakalojë në kthesën e parë”, tha Verstapen.

“Dhashë maksimumin, duke detyruar Sainz të gabonte për ta parakaluar. Në një moment ai bllokoi fort gomat, ndërsa unë kisha një trajektore më të mirë dhe e kalova në kthesën e dytë. Më pas e pata më të lehtë të menaxhoja garën edhe pse kisha një problem me motorin në fund, por avantazhi më dha mundësi të ulja ritmin”, shprehet Verstapenit.