SPB Tetovë informon se gjatë muajit të kaluar (gusht) efektivët e policisë të Sektorit të punëve të Brendshme Tetovë – Stacioni policorë për siguri në komunikacionin rrugor, në zonën më të gjerë të Tetovës, në 25 kontrolle lokale, të përforcuara veprimi dhe aktivitete të rregullta gjithsej kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1653 lloje të ndryshme të shkeljeve.

Në këto aktivitete kontrolluese, për shkak të shkeljeve, gjegjësisht mangësive, 56 automjete janë përjashtuar nga trafiku, 28 prej të cilave për shkak të regjistrimit të skaduar deri në dhe mbi 30 ditë dhe po aq për shkak të defekteve të konstatuara teknike.

“Në gusht, janë përjashtuar nga trafiku edhe 140 shoferë, nga të cilët 83 kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi, 28 kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 20 shofer fillestarë që nuk respektuan kufizimet ligjore për këtë kategori shoferësh, 4 me një masë mbrojtëse ndalesë të vlefshme për drejtim të automjetit dhe 5 me kategori të papërshtatshme për llojin e mjetit që kanë drejtuar”.

“Përveç këtyre, në muajin për të cilin bëhet fjalë, përkohësisht kanë qenë të konfiskuara 7 automjete me regjistrim të skaduar për më shumë se gjashtë muaj dhe zhurmës, 42 patenta shoferi dhe 32 leje qarkullimi trafiku janë revokuar përkohësisht, ndërsa “shërbimi komunal i merimangës” së Tetovës gjithsej ka marrë 306 vetura që kanë qenë gabim të parkuara, gjegjësisht të parkuara në mënyrë të paligjshme, veçanërisht në zonën qendrore të Tetovës”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Në gusht, janë regjistruar 10 automjete që kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga dhe 6 aksidente trafiku të shkaktuara nga kafshët, shumica nga qenë endacak.