Përshëndetje të gjithëve,

Po ju drejtohem pasi jam emëruar ministër i Shëndetësisë në ministrinë përkatëse.
Kam marrë urime pafund për këtë detyrë, për të cilat ju falenderoj nga zemra!
Miqtë e mi, dëshiroj të saktësoj se posti që më është dhënë nuk është një datë feste në kalendarin tim. Unë do të punoj fort që ta kthejë në një datë ku hapet një faqe e re në të mirë të binomit Pacientë-Shëndet.
Do të jenë ditë të vështira. Mua dhe ekipin tim që është duke u formuar na pret një punë e madhe, e cila do kërkojë vullnet, sakrificë e orë të gjata pune.
Ndoshta është një nga herët e fundit që drejtohem me Unë, pasi kam respekt të madh për punën në grup, dhe sapo të konsolidoj zyrtarisht ekipin tim, do ju drejtohem gjithnjë në emër të Skuadrës tonë.
Dua t’ju kujtoj që unë nuk ndryshoj asgjë nga vetja, nuk kam ndërmend të vishem me distancën tipike ballkanike të ministrit, madje ndjej një detyrim shumëfish më të madh për të qënë në shërbimin tuaj. Kjo ministri do jetë përpjekja e një insitucioni që punon dhe është afër qytetarëve.
Ju faleminderit të gjithëve
Shpresoj t’ju përmirësojë shëndetin dhe mbarëvajtjen e tij, cilitdo, pavarsisht ngjyrave partiake.
Sinqerisht,
Arben Taravari