Shkruan Flakron Bexheti
Ishtë e Ejnte, një ditë e zakontë pranvere. E dija se Kuvendi, kishte seancë, por jo se atë dite do zgjidhej Kryeparlamentari i ri i parlamentit që do të hapte rrugë krijimin e Qeverisë së re të RM. U gëzova për zgjedhjen e Kryeparlamentarit shqiptar, pavarsisht antagonizmave politik qe i kishim me subjektin e tij politik, megjithate, zgjedhja e një kryeparlamentari shqiptar të bëntë ti gëzohesh. Ishte një moment i ri politik, një fillim i mbarë, që nuk kishte ndodhur më parë, një arritur e përbashkët mbi nje realitet të ri politik në Maqedoni.
Nuk do e besoja se ai moment pozitiv do zgjas pak, dhe Kuvendi dhe disa nga deputetet për disa minuta u bënë cak i protestuesve të dhunshëm, që u futën si të tërbuar. Sinjali i Kanalit televiziv të kuvendit u çkyc qëllimshëm. Vazhdova ta ndjek nga transmetimi drejtpërdrejt nga facebooku i deputetit Muhamed Zeqirit, duke u përgaditur konferenca e parë për shtyp e Kryetarit të LSDM Zoran Zaev.
Në të njejtën kohë po shikoja pamjet televizive se si në të njejtin moment futeshin protestuesit e dhunshëm, dhe i kërkonin deputet. Ishte moment i trishtë. Po askush në ato momente nuk do e besonte se ata huliganë do arrin të futën në zyrën ku ndodheshin deputetet, duke e menduar se është organi me i lartë shtetëror dhe se policia do i mbrojë deputet e popullit.
Po kjo nuk ndodhi, disa polic ishin të pafuqishëm, disa të tjerë bashkëpunonin me huliganët dhe shumë të tjerë as që kishin marrë urdhër për ta mbrojtur Kuvendin dhe deputet e rrezikuar. Me vonë kuptuam se drejtori i policise Çavkov nuk ishte përgjigjur Ministrit te punëve të brendshme te asaj kohë Agim Nuhiut. Çdo transmetim u ndërpre nga momentini futjes së huliganeve ne pres qendrën ku ndodheshin deputet e opozitës së atëhershme te LSDM, BDI dhe ASH. Në këtë moment u ndërpre edhe transmetimi live i Muhamed Zeqirit të cilën e shikoja nëpërmjet facebookut tim.
Nga ky moment filloi edhe ferri i vërtetë ndaj deputetëve dhe makthi im i madh dhe shumë të tjerëve që i ndiqnin pamjet drejtpërdrejt.
Fillimisht kisha shumë keqardhje për të gjithë aty, kur e dija se ata deputet, kanë familje dhe fëmijë, dhe e ndjeja dhimbjen e tyre. Mendja ma thoshte, se nuk mund ti godasin të vetët deputetet maqedonas. Por nuk ndodhi ashtu, ata ishin te dhunshëm pothuajse me te gjithe edhe me deputet e LSDM dhe me liderin tyre Zoran Zaev.
Megjithate E parandjeja se caku i tyre do jetë Kryetari Ziadin Sela.
E dija se ai ishte deputeti,i 61 i shumicës së re parlamentare, që përfundimisht, pamundësoi zgjedhjen kryetarit të Parlamentit nga rradhët e VMRO, që më pas kjo e fundit të krijojë qeverinë. E dija se Ziadini do jetë cak i bandave, dhe i kanibalëve të tërbuar, për pikëpamjet e tija politike, intervistat për realitetin e ardhshëm politik, parlamentin dy dhomësh, platformën e përbashkët të partive shqiptare, ligjin e gjuhës shqipe, çmontimin e rasteve të montuara politike etc. Të gjitha këto, pikpamje politike të tija dhe të subjektit tonë, se bashku me një fushatë të egër edhe mediale te pushtetit të kaluar e kishin paraqitur Ziadinin si një nacionalist, ndaj maqedonasve, madje duke e nxjerur nga kontesti shpesh herë politikisht, për cështje identitetin të maqedonasve, të historisë, gjuhës etj.
Ky mllef kuptohet që shpërtheu natën e 27 Prillit, i cili nuk ishte vetëm mllef i akumuluar por më shumë se kaq. Ishte pikërisht, një linç politik, nje atentat ndaj tij për ti marrë jetën.
Çdo kush nga ne e dinte se pikërisht ai ne ato momente kritike do e paguante çmimin më të shtrejntë të asaj natë të trishtë të 27 Prillit të vitit të kaluar.
Gazetar dhe deputet dëshmitar, shpërndan lajmin se Ziadin Sela, është në gjendje të rëndë shëndetësore, me pas doli edhe fotoja e tij ku nuk i dukej ftyra nga gjaku që e kishte mbuluar ftyren e tij, madje ishte e pamundur për ta identifikuar.
Në atë moment, që po shihnim ftyrën e tij të përgjakur, në ftyrat tona skishte mbetur pikë gjaku. Ishim në ankth. Filluan telefonatat. Gazetar e aktivistët partiak, kërkonin njëri tjetrin për tu vërtetuar për lajmin se a eshte ajo ftyre e përgjakur e Ziadin Selēs.
Unë dhe shumë të tjerë e dinim se është ai. E sajuam nje lajm se nuk eshte deputeti i përgjakur Ziadin Sela, por nje deputet tjetër i LSDM, pikërisht nga fakti, që nëpër portale, te qarkulloje si lajm, që mos të trishtohet familja dhe fëmijët e vegjël te Ziadinit, dhe mbarë popullata shqiptare se ajo foto është e babait të tyre, po kjo zgjati pak. Tani më gjithë e dinin se ai i përgjakuri deri në vdekje ështe Ziadin Sela.
Si një bashkëpunëtor i afërt kisha telefonata te shumta, nga gazetar të cilët kërkonin ndonje informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe për vendodhjen e tij. Kuptohet që skisha asnje informacion, dhe u ndjeva keq kur ju thoja se zdi gjë.
Ndihesha keq që ne ato momente nuk kisha asnje mundesi për ti ndihmuar, si shumë të tjerë që donin dhe nuk e kishin një mundësi të tillë. Në ato momente i telefonova një zyrtari te lartë të një ambasade të rëndësishme duke i kërkuar edhe zyrtarisht ndihmë qe ata të intervenojnë, madje duke ju thëne se Ziadin Sela po lufton për jetën e tij. Me pas poashtu telefonova në një ambasade tjetër, duke e kerkuar ndihmen e njejte. E mendoja se kto ambasada te fuqishme do bejne presion ne Ministrine e Brendshme, qe ato ta detyrojnë njesitin special, ti evakuojne deputet dhe ti dalin ne ndihme Ziadin Seles, duke krijuar mundësinë për ti dhënë ndihmën e parë mjeksore. Me pas kërkova në telefonin e Ziadin Selës ku u lajmërua nje zë tjetër i cili me tha se është mire por nuk ma tregoj se ku ndodhen. Më pas kuptova se njeriu qe ishte lajmëruar në telefonin e tij kishte qenë polici Feta Alimi që i kishte shpëtuar jetën Ziadin Selës.
Ky makth zgjati deri në momentin e evakuimit të tij nga Kuvendi , i cili poashtu ishte momenti më i vështirë, e deri sa morrëm lajmin se Ziadin Sela gjendet në spital dhe është jasht rrezikut për jetë.
Këtë rëfim, ndoshta pak i gjatë, doja ta ndajë pikërisht me ju, një vit më vonë pikërisht më 27 Prilll të vitit 2018 duke e kujtuar si një moment mjaft të vështirë , për jetën politike të Maqedonisë, dhe jetën e Ziadin Selës, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Pa, dashur ta mitizoj figurën e tij politike, as ta lartësoj, por jam mëse i bindur se çmimin që pagoi natën e trishtë të 27 Prillit, e bëri pikërisht për interesat politike të shqiptarëve dhe jo të votuesve të tij. Aj flijim i tij politik, shpejtoj procesin e krijimit të Qeverisë re, mundësoi krijimin e institucioneve politike në vend, dhe i dha fund nje regjimi politik që udhëhiqej nga VMRO. Ky është një fakt pamohueshëm dhe i pakontestueshëm.
Kjo ngjarje e dhimbshme padyshim qe duhet të shërbej si mësim për vetë shtetin dhe i nstitucionet, për demokracinë, lirinë dhe të ardhmen e Maqedonisë.