Në Universitetin e Evropës Juglindore, në Fakultetin e Shkencave shoqërore dhe bashkohore, në fushën e Shkencave Politike Flakron Bexheti ka mbrojur tezën e disertacionit me titull: Konceptet filozofike-politike të Arbën Xhaferit në shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë punim shkencor Bexheti ka paraqitur një temë të zgjeruar të Profilit intelektual të Arbën Xhaferit dhe pikëpamjeve të tija për funksionimin e shtetit, duke u mbështetur mbi idetë e demokracisë liberale me theks të veçantë mbi konsensualitetin.

Në këtë mbrojtje publike Flakron Bexheti, ka folur edhe për Organizimin politik te shqiptarëve, që nga vitet e para të pluralizmit në Maqedoni, Paraqitjen e Arbën Xhaferit në skenën politike, Kushtetutat diskriminuese, Rolin e Arbën Xhaferit përtej Kufijve shqiptar, kontributin e tij për çështjen e Kosovës, Skica e Arbër Xhaferin për mbrothësinë e përbashkët etj. Gjithashtu në këtë mbrojtje të tezës së Disertacionit të doktoratës është trajtuar edhe roli politik e diplomatik i Arbën Xhaferit në Konfliktin e Armatosur të 2001, Marrëveshjen e Prizrenit, Kontributi i Arbën Xhaferit në krijimin e institucioneve të larta arsimore dhe atyre shkencore e kulturore e deri tek Marrëveshja e re politike si ofertë e Arbën Xhaferit për shtet ndërtimin e Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha këto argumente shkencore, Flakron Bexheti i ka argumentuar përmes metodës empirike ku respodentët kanë vërtetuar hipotezën kryesore të punimit.

Flakron Bexheti me sukses mbrojt tezën e dizertacionit të Doktoratës, para Komisionit pesë antarësh i Kryesuar nga Prof.dr Zemri Elezi, nën mentorimin e Prof.dr Etem Azirit, duke e marre titullin shkencor Doktor i Shkencave Politike.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10218649186453718&id=1619586453