Në Mushtisht të Suharekës, xhaxhai vret nipin 14 vjeçar duke festuar me armë.
Të premten festoi ditëlindjen me shokët e tij. E kjo ishte ditëlindja e fundit që Edi ka festuar.

Mëngjesin e të shtunës, ai gabimisht u qellua për vdekje nga xhaxhai i tij, Naim Sopaj.

Në Mushtisht të Suharekës gjatë një fejese, Naimi për të ndjekur traditën shqiptare të gjuajtjes me armë, përdori një armë e cila i doli nga kontrolli.

Ai u vet plagos e pastaj qëlloi gabimisht edhe nipin e tij, 14 vjeçarin, Edi Sopaj.

E me lot në sy, rrëfeu për T7 ngjarjen tronditëse, Kushëriri i Edit, Agim Sopaj, i cili ishte pranë tij kur ndodhi ngjarja.