Eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervisët për Nova TV, ka folur rreth takimit të tij të fundit në Shkup dhe situatën aktuale politike në vend. Ai tha se nuk është e lehtë të përshkruhet takimi i tij i fundit në Shkup me një fjalë, por potencoi se demokracia nuk funksionon për momentin.

Për deklaratën e Mogherinit, e cila tha “mos luani me zjarr”, ai tha se duhet të merret seriozisht dhe se vetëm ajo e di se për çfarë zjarri bëhet fjalë. Ai gjithashtu tha se nuk është vetëm detyrë e evropianëve të luftojnë për demokracinë, por duhet të angazhohen të gjithë.

Ndërsa sa i përket Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, ai tha se e ka lexuar atë dhe nuk ka gjetur asgjë që është e rrezikshme për shtetin. Ai tha se shumica e qytetarëve nuk e kanë lexuar Deklaratën e shqiptarëve, por vetëm kanë dëgjuar për atë, prandaj sipas tij, ajo duket e dyshimtë për disa qytetarë./Telegrafi/