Imami i Xhamisë në Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj, sot në orët e hershme të mëngjesit e ka gjetur një foshnje të braktisur, të lënë në një pako mbi veturën e tij, pranë xhamisë.

“Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë, kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit, e gjeta një paketë mbi kerrin (veturën) tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije (qebe)”, ka shkruar hoxha Arben Dreshaj.

“Pastaj menjëherë i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë, ka ardhë një veturë e policisë, bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën”, ka thënë tutje ai.