Fëmijë të mirë dhe gjithmonë të buzëqeshur. Kështu thotë arsimtari i edukatës fizike Hekuran Xheladini, duke përshkruar fëmijët e familjes Zylbehari nga Tetova që humbën jetën në mënyrë tragjike. Ai u ka dhënë mësim dy prej katër fëmijëve të familjes Xheladini, për të cilët thotë se kanë qenë jashtëzakonisht të dhënë pas sportit.