Shtylla e parë e Fondit pensional deri në vitin 2030 nuk do të falimentojë siç parashikon Fondi Ndërkombëtar Monetar (FMN). Ajo do të mund të mirëmbahet vetë dhe të krijojë teprica, kanë treguar rezultatet nga simulimet e bëra që të shihet se si disa vendime, reforma ose gjendje do të ndikonin mbi sistemin pensional, që sot i prezantoi profesori Mirolub Shukarov.

Ai në kuadër të prezantimit të analizës së Qendrës për Analiza Ekonomike (QAE) për qëndrueshmërinë e sistemit pensional tha se në qoftë se të gjitha trendet lidhur me punësimin, numrin e pensionistëve, lartësinë e pagave dhe pensioneve, rritjen ekonomike, tendencat demografike…, mbeten të pandryshuara deri në vitin 2030, SPIM do të gjeneronte tepricë prej rreth 130 milionë euro në vit.

“Fondi Pensional jo vetëm që është i qëndrueshëm, por mund të krijojë edhe teprica. Në buxhet do të kishte ekstra të ardhura, por në qoftë se vazhdojnë trendet e tanishme”, tha Shukarov.

Simulimet kanë treguar edhe se gjendjet do të ishin më të mira në qoftë se merren kushte optimale të rritjes më të madhe ekonomike me hapje të vendeve të reja të punës. Asnjëri nga to me çfarëdo lloj variante nuk ka treguar se sistemi mund të falimentojë.

Shukarov thotë se përllogaritjet tregojnë se stabilizimi i Fondit mund të pritet në vitin 2027 kur derdhja e të hollave nga arka shtetërore në arkën e Fondit do të sillet në zero, ndërsa pastaj gradualisht edhe do të krijohen teprica në arkën pensionale për shkak se numri i pensionistëve në shtyllën e parë do të zvogëlohet.

“Për këtë arsye duhet të mendohet çka me Fondin pensional kur ai do të fillojë të krijojë teprica, ndërsa shteti nuk do të ketë nevojë të ndajë të holla për mbushje të buxhetit pensional. Duhet të mendohet nëse do të shitet Fondi ose të formohet fond i posaçëm investues i cili do t’i investojë të hollat të cilat do të jenë tepricë”, konsideron Shukarov.

Rritja e ekonomisë, sipas tij, është zgjidhja më e mirë në qoftë se dëshirohet sanim më i shpejtë i sistemit pensional, për shkak se rritja e ekonomisë prej 5 për qind do të thoshte edhe zgjidhje e plotë e problemit.

Ivana Vellkovska nga Qendra për analiza ekonomike, e ndan qëndrimin e profesorit se rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të punës, por jo vetëm në degët me pagesë më të ulët, është zgjidhja më e mirë.

Konsideron se vendi po ballafaqohet me problem serioz të vjetrimit të popullatës si vendet e tjera në rajon që të druhet nga fluks i madh i pensionistëve. Për këtë arsye, konsideroj ajo, rritja e kufirit të moshës së pensionimit nuk do të jetë përgjigje e vërtetë e problemit të qëndrueshmërisë së sistemit pensional.

Marijan Nikollov, drejtor i QAE-së, konsideron se deficiti në SPIM i cili është aktual viteve të fundit nuk është aq pasojë e lëvizjeve të pavolitshme demografike se sa e problemeve sistematike. Edhe ai konsideron se nevojitet gjenerim më i shpejtë i vendeve të punës, por jo përmes shfrytëzimit afatgjatë të masave për punësim.

Gjithashtu, konsideron se Qeveria nuk duhet të përdorë masa për subvencionim në afat të gjatë për shkak se efektet e fondit pensional janë të pavolitshme. /Fol/