Sokol Balla largohet përfundimisht nga Top Channel. Pronarja Vjollca Hoxha e shkarkoi nga drejtor informacioni në Top Channel moderatorin i cili më pas vijoi për disa javë me emisionin e tij në “Top Story” por tashmë duket se ka vendosur të lidhë kontratë me një tjetër televizion.

Sipas Gazeta Shqiptare, Sokol Balla është parë në ambientet e Vizion Plus ku ka takuar drejtuesit e televizionit dhe duket bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.

Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e Vizion plus. Vetë Balla i pyetur nga kjo gazetë, ka thënë se “s’ka asnjë koment për këtë”.

Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel, duke u fokusuar vetëm tek emisioni Top Story. /Telegrafi/