Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe LSDM-ja do të drejtojnë me Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, mëson Zhurnal.mk

Siç mëson Zhurnal parnerët e koalicionit qeveritar kanë rënë dakord që këto dy drejtorat e Fondit për sigurim Shëndetësor të Maqedonisë ti takojnë BDI-së dhe LSDM-së.

Në një nga mbledhjet e rradhës të Qeverisë pritet të beht edhe emrimi i drejtorëve në këtë institucion nga kuadri i këtyre dy subjekteve politike. Mbetet të shihet se vall BDI do të vazhdojë në postin e drejtorit ta lë drejtorin aktual Orhan Ramdanin apo do emrojë një kuadër tjetër partiak.

Ndryshe Orhan Ramadani drejtori aktual i Fondit për sigurim Shëndetësor para se të vije në këtë detyrë ka qenë drejtor i drejtorisë së Aeroporteve të Maqedonisë.

Zhurnal mëson se partnerët e kolaicionit qeveritar LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët janë drejt finalisimit të listave me emrat e drejtorëve të ri. Kështu për këtë qëllim të premten do të mbajë mbledhje kryesia e LR-PDSH-së, ndërsa BDI pasi që ka ndarë se cilës degë cila drejtori do i takojë tanimë pret vetëm se “aminin” e tyre dhe Qeveria ti emrojë drejtorët e ri.