Lista vjetore e Forbes ’30 Under 30′, mes emrave më të suksesshëm të botës së artit ka përfshirë edhe dy këngëtaret shqiptare me origjinë nga Kosova Rita Ora dhe Dua Lipa.

Prestigjozia Forbes shkruan se “ne mblodhëm në të gjithë kontinentin kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport për të gjetur elitën e re të argëtimit”.

“Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America’s Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit,”,shkruan Forbes.

“Më shumë se thjesht talent, të gjithë ata përfaqësojnë një pamje të së ardhmes së biznesit të muzikës”, tha Edwards për krijuesit e hiteve si Dua Lipa, AJ Tracey, Sampha dhe J Hus.

Dua Lipa, e cila gjithashtu pati vitin më të suksesshëm në karrierë e saj deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues.

22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.

Lista e plotë e 30 të rinjve që janë përfshirë në këtë listë.

-Rita Ora

-Dua Lipa

-Lady Leshur

-Zara Larsson

-Maisie Williams

-Aj Tracey

-Hayley Squires

-Bill Skarsgard

-Sampha

-Paul Pogba

-Daniel Kaluuya

-Hannah John-Kamen

-J Hus

-Paapa Essiedu

-Nathalie Emmanuel

-Millie Bobby Brown

-Ray BLK

-Jacob Anderson

-Josh Wilson

-Carolina Marin

-Katinka Hosszu

-Jonnie Peacock

-Laura Kenny

-Max Verstappen

-Ricky Rubio

-Little Mix

-Vaughn McKenzie-Landell

-Anthony Joshua

-Alexander Zverev

-Karolina Pliskova