Edhe sot pasdite taksistët kanë tentuar të bllokojnë hekurudhën në Gjevgjeli po ishin ndaluar nga forcat speciale policore. Protestuesit kanë theksuar se ka pasur një përplasje mes policisë, por këtë e ka demantuar MPB-ja.

Nga Ministria e Brendshme e kanë demantuar informacionin se sot ka pasur një përplasje mes policëve të cilët kanë siguruar hekurudhën dhe taksistëve të cilët kanë protestuar në Gjevgjeli, transmeton TetovaSot.

“Policia nuk ka përdorur forcë dhe nuk madje nuk ka pasur nevojë për diçka të tillë, kur u kemi shpjeguar taksistëve se duhet të largohen nga hekurudha edhe ka ndodhur”, thotë Dejana Nedeljkovic nga sektori për informim të MPB-së.

Sonte në ora 19 ka nisur treni me refugjatët dhe policia ende mbron hekurudhën në Gjevgjeli në afërsi të kampit “Vinojug” në kufirin maqedono-grek