Sulmet ajrore të Turqisë kanë dëmtuar rëndë një tempull të lashtë në rajonin Afrin të Sirisë, bëri të ditur Qeveria siriane dhe grupet monitoruese.

Fotografitë online e tregojnë tempullin Ain Dara të rrënuar.

Tempulli neoheitist është ndërtuar në mijëvjeçarin e parë para erës sonë.

Trupat turke dhe rebelët aleatë sirianë kanë nisur një ofensivë nëntë ditë më parë, për të dëbuar milicinë kurde nga Afrini.

Qeveria turke e konsideron atë milici degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka luftuar për autonomi brenda Turqisë për tri dekada.

Milicia, e cila ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, e mohon çdo lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup monitorues me seli në Londër, tha se së paku 51 civilë që jetojnë në Afrin, janë vrarë nga sulmet e forcave turke. /REL/