rsz_qenanShkruan: Qenan Aliu

 Të dashur miq,

Kasta politike nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, janë në finalizim të sajimit të formulës se si të jetë e mbuluar sipas kushtetutës një “gjendje e jashtëzakonshme” për tu obliguar kryetari i parlamnetit Trajko Veljanovski që ta mbledhë parlamentin në seancë. Kjo “gjendje e jashtëzakonshme” do të relizohet me dorëheqjen e shumicës së anëtarëve të KSHZ-së , me të cilën pamundësohet mbajtja e zgjedhejve më 5 qershorë , sepse ,nuk do të kishte organ ligjor që do të mundë ti organizonte ato zgjedhje. Kuptohet kjo do të krypej edhe me reterimin e BDI-së dhe PDSH-së, të cilët do të tërhiqeshin nga procesi i zgjedhjeve për shkak se nuk janë plotësuar kushtet. Ndërsa , poashtu nën trysninë e faktorit ndërkombëtarë kjo formulë do të paraprihej edhe me nevojën e domosdoshme për çfuqizimin e vendimeve për abolim që firmosi presidenti Ivanov, e cila ka mundësi të realizohet pas mbledhjes së parlamentit përmes një mundësie ligjore edhe për kundër vullnetit të presidentit ,  nëse ai nuk do të ishte i gatshëm që vetë ta bëjë çfuqizimin e abolimeve. Kjo formulë do të rezultonte me një qeveri të përbërë nga ekspertë, kurse nga një kryeministër ekspert i fushës i cili nuk do të kishte eksponim partiak të theksuar, paraprakisht. Por gjithçka është e mundur, deri më 11 maj kur është edhe data e fundit për aplikimin me listat , kjo formulë edhe mund të realizohet. Ajo që veç më është e ditur ka të bëjë me faktin se më 5 qershor zgjedhje nuk do të ketë. Zatën këtë edhe e kemi pohuar që moti