Forum me komunitetin akademik për mundësitë për uljen e ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëritë, do të mbahet sot në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, përcjell Fol.

Në forum fjalim do të mbajë zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli.

Forumi ka për qëllim që përmes bisedës me ekspertë të shkatërrohen mitet rreth ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në amvisëri, të sqarohet roli i shkencës në aksionet e propozuara në Udhërrëfyesin për uljen e ndotjes nga ngrohja 2017-2025 (www.skopjesezagreva.mk)  dhe në mënyrë aktive të kyçet komuniteti akademik në ballafaqimin me problemin me ndotjen e ajrit. /Fol/