Në Klubin e deputetëve sot do të mbahet tribunë me temë “Konfirmimi i nevojës për ndryshime të mundshme në Ligjin për media”.

Tribuna është në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe të Kabinetit të ministrit pa portofol, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski.

Organizatorët e tribunës  i ftojnë të gjitha mediat, shoqatat e gazetarëve dhe ato mediatike, organizatat civile që mbulojnë çështje mediatike, si dhe të gjithë qytetarët të interesuar për këtë temë, të marrin pjesë në tribunë dhe të marrin pjesë në diskutimin e hapur me mendime dhe propozime të tyre. /Fol/