Se nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes në rradhët e VMRO-së nuk ka të ndalur edhe në momente kritike vendimtare për formimin e Qeverisë, flet edhe thirrja e forumit Rinor të VMRO-DPMNE më anë të fletushkës me titull: Diku me të mirë, Diku me thikë”.

Në këtë fletushkë përpos thirrjes shoveniste dhe kërcënuese shihet edhe foto-ja e Andov Janev Lazov – Qoseto si e quajnë nga VMRO revolucioner i Maqedonisë, ndërsa për shumë të tjerë njihet edhe si xhelat i cili ka kryer vrasje të porositura.

Kjo figurë e Qoses i cili po shëndrohet në ikonë nacionalizmi dhe frymëzimi tek nacionilistët e rinj maqedonas pushteti maqedonas e la lartësuar edhe me përmendore të bronzit, i cili duket me një thikë në dorë bukvalisht si vrasës klasik dhe si atentator dhe aspak nuk i ngjan një ushtari apo nje revolucionari ne mbrojtje te atdheut.

VMRO-DPMNE si duket nuk po heq dorë për ti “dozuar” të rinjtë maqedonas me ndjenja nacionalizmi. E gjithë kjo zhurmë qoft edhe per takime të rendomta partiake, bëhet me tendencë kërcnuse, ndaj shqiptarëve por edhe ndaj opozites Maqedonase, per të krijuar një situate të tendosur dhe te pasigurtë. E njejta ndodhi edhe ne protestën e organizuar para KQZ, ku kishte thirrje ultranacionaliste ndaj shqiptarëve.

Ajo që është më tragjike, se asnje institucion relevant, duke filluar nga prokuroria, gjykatat, policia nuk merret me këto gjëra qe ne cdo moment i rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike, dhe bëjnë dhe nxitje dhe thirje për prishje te qetësise me fjalor te urrejtjes, gje që është e dënuar ne Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë./©fol.mk