Disa ishin shumë të vendosur se ai fustan është i kaltër me të zezë, të tjerë të sigurt që s’mund të jetë ndryshe përpos se i bardhë me ari. Ky fustan çuditi tërë botën duke u shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale.

Pati nervoza dhe akuza se shoku përballë bën shaka për atë që thotë, duke mos besuar në asnjë mënyrë që tjetri mund të shoh ngjyra tërësisht me nuanca të tjera. Mirëpo pse njerëzit nuk janë në pajtim për ngjyrën e këtij fustani? Rreth 70% prej tyre e shohin të bardhë me ari, ndërsa 30% të zezë me të kaltër. Për më shumë shikoni përgjigjet në këtë video.