Një foshnje njëmuajshe është bërë një nga viktimat më të reja të coronavirusit në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i porsalinduri vjen nga provinca Batangas në Filipine, vdiq në një spital nga sëmundja e “sepsis” ndërkaq kishte vështirësi në frymëmarrje.

“Fataliteti më i ri nga COVID-19, është një foshnje njëmuajshe”, tha nënsekretarja e shëndetësisë, Maria Rosario Vergeire.

“Ai vdiq për shkak të infeksionit të rëndë të frymëmarrjes”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë para vdekjes së foshnjes njëmuajshe, viktima më e re e nga coronavirusi në Filipine ishte një vajzë 7-vjeçare nga Pangasinan.

Raportohet se numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Filipine është rritur në 349, ndërsa 5, 453 persona janë infektuar.