Kryetari i LSDM-së dhe ai i OBRM-PDUKM-zë, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski deri të martën do të ndodhen në vetizolim.

Vetizolimi i tyre vjen si pasojë e asaj se që të dy më dy prill kanë dhënë intervistë te një gazetar i cili rezultoi pozitiv në testin për coronavirus.

Në fund të kësaj jave ju skadon periudha e vetizolimin Zaevi dhe Mickoski, po për shkak të orës policore gjatë ditës së hënë kjo do të ndodhë deri të martën.

“Sipas vendimit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor unë dhe familja ime ndodhemi në izolim. Do të jemi deri në përfundimin e festave. Punoj nga shtëpia aq sa është e mundshme, por jam i lumtur që jam në izolim me familjen me ditë të tëra”, tha Zaev.

Mickoski nga shtëpia e tij thuajse çdo ditë del me video ndërsa në video-mesazhin e fundit kritikonte pushtetin se nuk dëshiron të shpallë gjendje krize në Kumanovë dhe se nuk pranuan propozimet e opozitës maqedonase.