Alarmi që u dha prej një jave se mund të ketë sulme në ndeshjen Shqipëri-Izrel nuk e kanë zbehur atmosferën e mbrëmjes së sotme të Elbasan. Qindra tifozë kanë pritur në radhë për të hyrë në stadium ku po bëhet kontroll i imtësishëm. Janë marrë masa tejet të rrepta sigurie për këtë ndeshje nga frika e ndonjë sulmi nga ISIS.

Fotot më poshtë tregojnë se blindimi me polici dhe reshjet nuk i ndalin kuqezinjtë ta shohin ndeshjen në stadium.

Me flamuj kuqezi, e bluza të kombëtares gati për takimin mes Shqipërisë dhe Izraelit do të nisë në orën 20:45.

kuq

elbasan

z