Shtatë të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Mes viktimave të raportuara bien në sy 2 persona të një moshe mjaft të reja. E para është 19-vjeçarja Nazlije Sherifi, e cila ishte në pritje të transpaltit të veshkës, por që virusi i rrezikshëm bëri që ajo të ndahej nga kjo jetë.

Personi i dytë në moshë të re që ka humbur betejën me Covidin në Kosovë është një 31-vjeçar nga Prizreni identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Lajmi për 19-vjeçaren Sherifi është konfirmuar dhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës si dhe nga ISHPK.